Rozë

Vajza e Trump e lidhur me multi-miliarderin nigerian

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 06 December 2018

Vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump raportohet se është në një lidhje me një multi-miliarder nigerian. Tiffany Trump dhe Michael Boulos nisën një romancë në qershor të këtij viti kur u takuan gjatë pushimeve në Mykonos.

Michael vjen nga familja e famshme multi-miliardere Boulos në Lagos. Një burim zbuloi se çifti e kaluan bashkë Ditën e Falenderimeve dhe Boulos u takua me familjen e Tiffany.

“Tiffany është e lumtur. Ajo e takoi Michael me familjen e saj në Ditën e Falenderimeve. Boulos është i zgjuar dhe vjen nga një familje e madhe,”-tha burimi.

-Advertisement-

Boulos është trashëgimtar i ndërmarrjeve Boulos dhe SCOA Nigeria, një konglomerat tregtar me multimiliardë dollarësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera