Sport

Vajza e Maradonës zbulon tatuazhin e ri për babin; historia është rrëqethëse

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 06 December 2021

Ka kaluar tashmë një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës dhe bota e futbollit vazhdon t’i bëjë atij çdo lloj nderimi.

Edhe familja e tij ka zyrtarizuar disa nisma në kujtim të kampionit të madh argjentinas e më gjerë. Dalma, vajza e madhe e “Pibe de Oro” dhe Claudia Villafañe, mamaja e saj, kanë zgjedhur të bëjë një tatuazh të ri, kushtuar “10”.

Dalma Maradona ka treguar në rrjetet sociale tatuazhin në nderim të babait të saj të ndjerë. Në fotot e postuara në Instagram bie në sy një lule margaritë e vogël e stilizuar në kyçin e dorës.

-Advertisement-

Një “homazh” i bukur, i cili i referohet një fotoje të famshme që e portretizon atë me Diegon si fëmijë, ndërsa gjatë një seance stërvitore të Napolit, në vitin 1990, ajo i jep babait një lule.

Postimi emocionoi fansat, të cilët vlerësuan mendimin dhe origjinalitetin e treguar në këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera