Lajme

Vajza e Jusuf Ulajt demanton keq PDK-në: Nuk gjeta vend pune në Kosovë, u punësova ne Gjermani!

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 31 July 2017

Vajza e Jusuf Ulajt, , i ka demantuar keq sot zyrtarët e PDK-së, të cilët dje ia ‘lakuan’ emrin e prindit të saj, duke thënë se ky i fundit e ka punësuar djalin Arbër Ulaj. Në fakt për një lajm të tillë mediet muaj më parë i patën kërkuar falje Jusuf Ulajt, pasi që Arbër Ulaj nuk është djali i Jusufit. Por, ky fakt si duket u ka ikur zyrtarëve të PDK-së, shkruan portali Infokusi.com.

Në një status në profilin e saj në “Facebook”, Rrita Ulaj ka sqaruar se ajo kishte konkurruar në konkurs bashkë me Arbër Ulajn, me ç’rast ky i fundit ishte pranuar, ndërsa vajza e Jusuf Ulajt nuk u pranua.

Për këtë shkak ajo u detyrua të punësohet në Gjermani dhe ka kritikuar institucionet kosovare se po i detyrojnë shumë mjekë të mirë të ikin nga Kosova.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të vajzës së Jusuf Ulajt, Rrita Ulaj:
Unë vajza e Dr. Jusuf Ulaj, kam konkuruar në te njëjtin konkurs që po përmendet; në të cilin është pranuar Arbër Ulaj si stomatolog.

Unë konkurova për pozitën e Doktorit të Mjekësisë në Prishtinë, 02/2016 me një notë mesatare mbi 9 dhe NUK jam pranuar ( si dëshmi keni linkun e bashkangjitur).
Nëse Jusuf Ulaj dhe LVV do të punonte në bazat e nepotizmit- do të isha pranuar unë në konkursin e përfolur.
Ka 6 muaj që jam punësuar në Gjermani; specializim Mjekesi Interne.
Shqetësues është degradimi që i kanë bërë Mjekësisë këto 18 vite, ka detyruar shumë mjekë të mirë të ikin nga Kosova.
Duhet të turpëroheni; sa Mjekun e ri plot vullnet dhe energji e keni dëbuar nga Kosova këto 18 vite.
Unë dhe shumë të tjerë e them me plot bindje: nuk erdhëm sepse paga ne Gjermani është më e mirë, por sepse këtu të ofrohet mundësia të mësosh; të jesh i barabartë dhe cka është më me rëndësi ke kushte t’a zbatosh dijen. Shteti që e keni ndërtuar me korrupsion qe 18 vite ka lejuar t’i degradohet emri mjekut shqiptar në Kosovë.
Sa reklamojnë mjekë të huaj që nuk dijnë as Shqip; më mirë t’u kishin ofruar mundësi mjekëve të shkëlqyer shqiptarë që i kanë nëpër Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera