Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit: Sot drejtësia ndërkombëtare dështoi

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 18 May 2022

Pas vendimit të Gjykatës Speciale rreth Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit ku të njëjtit u shpallën fajtor me 4 vite burgim dhe 100 euro gjobë, ka reaguar vajza e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ajo shkroi se për popullin e Kosovës si Gucati dhe Haradinaj janë të pafajshëm, dhe se drejtësia ndërkombëtare dështoi.

“Për popullin e Kosovës, çlirimtarët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj jane të pafajshëm dhe çlirimtarë”, shkroi Gresa Krasniqi në facebook./Insajderi.org

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Për popullin e Kosovës, çlirimtarët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj jane të pafajshëm dhe çlirimtarë.

Sot drejtësia ndërkombëtare deshtoi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera