Vajza e gjyqtares së vrarë tregon si i terrorizonte i ati: Unë qaja, ai qeshte se qaja unë
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 03 September 2017
Në shtëpinë e Fildes Hafizit, gjyqtares së ndjerë të ekzekutuar dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti, ka pllakosur zia. Ora News ishte tek familja e saj e cila, nën dhimbje, familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, dhunë dhe kërcënime në prani të fëmijëve. Ndërsa prindërit e të ndjerës, tashmë të mbetur pa shtëpi, kërkojnë ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin.
Është folur kaq shumë për reformën në drejtësi dhe korrupsionin e gjyqtarëve sa pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se çdo gjyqtar jeton në luks, në ndonjë vilë apo apartament luksoz.
Nuk ka qenë ky fati dhe me sa duket edhe zgjedhja e nënës së dy fëmijëve, 38 vjeçares Fildes Hafizi.
Në këtë pallat ku siç duket nuk kanë mbërritur ende bojrat dhe rikonstruksionet e demokracisë, familjarë dhe të njohur të gjyqtares së Shkodrës së ekzekutuar me gjakftohtësi nga ish-bashkëshorti, vijnë për të ngushëlluar prindërit dhe dy fëmijët e saj.
Për aq sa ngushëllim mund të ketë në trupat e mpirë dhe zemrat e vrara të njerëzve me të cilët Fildesi jetonte në këto mure të plasaritura dhe mobilje modeste.
Pasuria më e madhe gjendet në këto rafte të mbushur plot e përplot me libra e manuale.
Arlindi dhe Melissa e quajnë shtëpia e lirisë, pavarësisht kushteve dhe varfërisë ku jetojnë pas divorcit të së ëmës nga babai, falë këmbënguljes së vetë fëmijëve, siç dëshmojnë familjarët.
Melissa: Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm.Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.
Arlindi: Jetoi dy vjet e lirë dhe bëri çdo gjë për ne, sakrifikoi jetën për ne në fund fare. Është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë, nuk kam fjalë. Nuk e di.
Arlindi: Ka qenë heroinë që nuk ka fjalë me e përshkru. Ka sakrifikuar çdo gjë për ne përditë.Në kushtet më të vështira që vetëm ne i dimë, sepse ne kemi jetuar atje.
Melissa: Është dashuria ime e parë, është heroinë.
Për babain vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologjike dhe e përshkruan si një njeri me temperament të frikshëm. Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, me kërcënime të shtuara pasi Fildesi refuzoi rikthimin me ekzekutorin e saj.
Melissa: Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte.Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatinë e tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.
Arlindi: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknik, mbylleshim.
Melissa: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.
Arlindi: Ne shkonim absolutisht çdo fundjavë, edhe kur nuk donim, qanim, nuk donim të shkonim na çonte mami. Sado të vështirë e kishim na fliste mirë.
Arlindi mbush 15 vjeç në muajin nëntor, nxënës me rezultate të shkëlqyera që do të ndjekë studimet e larta, i frymëzuar nga nëna e tij. E quan idhull dhe heroinë, dhe për këtë simbolikisht kanë dhënë tituj vlerësimi për mamin e tyre, gjatë kohës që jetonin të tre
Ajo çka lexohet në keto mure të marra me qira është përpjekja e pandalur e një nënë, një gruaje, një gjyqtare që tenton mes sakrificave dhe varfërsisë të edukojë fëmijët e saj.
Fildesi punoi për drejtësinë dhe u largua nga kjo botë nga padrejtësia që ka sjellë sistemi, të cilit ajo i kishte besuar sakrificat e saj.
Në emër të Fildesit dhe të gjitha grave që ua morën jetën në një vend ku liria blihet dhe drejtësia është për shitje nga një institucion në tjetrin, duhet që të paktën jeta e humbur e tyre të mos shkojë dëm.
Duhet të shkunden të gjithë, shoqëria, sistemi, të korruptuarit e të pamundurit për ti dhënë fund një realiteti që mund ti trokasë çdokujt në derë.
Për momentin vdekja e tmerrshme e së emës trokiti në fatin e Arlindit dhe Melisës, e ardhmja e të cilëve do të varet edhe nga ndihma qe shteti e shoqëria do tu japë për të vazhduar përpara, me forcën që u ka lënë e ëma dhe këto mure me qira që nuk mund te jenë më streha e tyre edhe për shkak të dhimbjes që u rikujtojnë./Ora.news/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...