Lajme

Vajza e deputetit të LDK-së bëhet asistente e drejtorit të Navigacionit Ajror (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 25 April 2017

Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil njofton se në pozitën e Asistentit të Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, është pranuar, vajza e deputetit të LDK-së Sadri Ferati, Nita Ferati. Në fillim të vitit të kaluar Ferati u pati punësuar në “Infrakos”, me kontratë mbi vepër.Deputeti Sadri Ferati, për pozitën e vajzës së tij në Agjenci dhe atëherë në “Infrakos” pati thënë se s’ka pasur gisht në punësimin e Nitës
Nita Ferati, e diplomuar në Universitetin AAB në degën e Ekonomisë, tash e punësuar si asistente e drejtorit të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror, është vajza e deputetit të LDK-së Sadri Ferati.Deputeti Ferati e ka konfirmuar punësimin e vajzës së tij në këtë pozitë, mirëpo ka thënë se ai “s’ka gisht në këtë punësim”, pasi sipas tij, vajza e tij e ka merituar vetë.

“N’jetë tem, asnjë njeri gjallë nuk e njoh në atë institucion. Vajza është magjistre e ekonomisë dhe notën mesatare e ka 9.9 dhe që 1 vit e gjysmë ka pritë për punë. Asnjë lidhje nuk e kam hiç”, ka thënë deputeti Ferati për Gazetën Express, derisa ka treguar se Nita ka punuar 3 vite në bankën TEB, “dhe tani ka realizuar të drejtën qytetare”.

Njoftimi thotë se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil, Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit për pozitën Asistent/e i/e Drejtorit…, me kontratë në afat të pacaktuar, 12 muaj fazë provuese – njoftohet se rezultati i kandidatit më të suksesshëm, Nita Ferati me 84.74 pikë dhe (kandidate tjetër me 70.56 pikë). Ky njoftim është lëshuar më 07.04 2017.

-Advertisement-

Kujtojmë se në fillim të vitit 2016, Sadri Ferati thuhet se pati ‘rahatuar’ vajzën e tij, Nitën në një nga ndërmarrjet publike, në Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos). Ajo ka qenë e punësuar me kontratë mbi vepër.

Edhe atëherë, deputeti i LDK’së pati thënë se punësimi i vajzës së tij në këtë ndërmarrje nuk është bërë me intervenimin e tij.

Meritat për punësimin e saj në “Infrakos” atëherë dhe tani në Agjencinë e Navigacionit Ajror, Ferati ia hedh vajzës së tij, duke thënë se ka qenë e ‘zonja” gjatë studimeve.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka edhe gruan të punësuar në Spitali Regjional të Mitrovicës, ku pagë vjetore merr 5 mijë e 204 euro.

Në deklarimet e pasurisë në mars të vitit të kaluar, deputeti Ferati në të hyrat vjetore merr pagë nga Kuvendi i Kosovës, 25, 498.33 euro, kurse të hyrat nga qiraja nga lokali afarist që e posedon në Prishtinë, merr 36 mijë euro në vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera