Lajme

Vajza e Azem Hajdarit ka prioritete të ndryshme nga babai

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 08 August 2017

Deputetja më e re e PD-së Rudina Hajdari, vajza e Azemit di ta bëjë mirë dallimin mes principeve dhe prioriteteve. Në një intervistë për gazetën Shekulli, ajo ka treguar se këto të dytat i ka të ndryshme nga ish studenti i dhetorit dhe themeluesi i PD-së.

Ajo në disa dalje mediatike ka përsëritur se është kthyer në Shqipëri  jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tuaj, por edhe si kompletim i jetës tuaj, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes.  Ndërsa në intervistën për Shekulli ka thënë: “Unë e dua këtë vend njësoj si ai. Prandaj përkushtimi im politik do jetë këtu. Gjendja politike e Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1990, por unë dua t’u përmbahem parimeve që ai shprehte në Parlament.

Principet nuk ndryshojnë, kurse prioritetet po. Unë jam një politikane e lindur në vitin 1987, dhe në vitin 2017 Shqipëria natyrisht ka nevoja të ndryshme, për të cilat do të flas hapur. Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera