Rozë

Vajza e Adriana Matoshit flet pas operacionit: Mami e pati më të lehtë falë jush, ju duam…

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 04 December 2021

Vajza e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Kaona, ka falënderuar të gjithë njerëzit që janë lutur për shëndetin e nënës së saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kaona tha se Adriana e ka pasur më të lehtë këtë sfidë, falë njerëzve që kanë shprehu mbështetje, respekt dhe kanë shkruar fjalët më të mira për të.

“Nuk e di a muj me i’a u shpreh me ket’ shkrim dashnine edhe respektin per juve qashtu qysh ju m’keni bo me ndje mu me fjalt e dashnin’ e juj t’sinqert kto dit’t e fundit. Dashni t’cilen nuk kisha mujt me e marre n’krahe t’tjeter kujt pos Adrianes. Nuk po i them “nane” , se nese tan jeten e kom pa si prindin ma te perkrym, 3 ditet e fundit ma keni mundsu me pa si ni njeri me vlera t’jashtezakonshme me cdo lutje e kujdes qe keni dhuru. I kam lexu e i kam ndje secilat fjale qe keni shkru, edhe m’i keni zevendsu brengat me krenarine qe jom rrite prej ni njerit qe ka pase kaq shume ndikim te tjeret. Sot nuk e pash veq fuqine e mamit, po e pash edhe fuqine e dashnise, pasunine e ni njerit qe dhuron kurgjo tjeter pos mbeshtetjes, respektit, pozitivitetit, fjaleve te mira e cdo virtyti tjeter me vlere.

-Advertisement-

Ju jam mirenjohese tane jeten, une edhe krejt familja jem. Nuk e di cka kish shkru mami, po e di qe kete sfide t’jetes e ka pase shume ma t’lehte fale juve. Ju duam”, ka shkruar Kaona.

Ndryshe, gjendja e aktores Matoshi aktualisht është stabile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera