Rajoni dhe Bota

Vajza 9 vjeçare me autizëm lidhet në pranga nga policia

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 29 October 2020

Nxënësja Makayla vuan nga disa probleme mendore dhe nëna e saj ankohet se ajo po anashkalohet nga sistemi i arsimit.

Një vajzë 9 vjeçare u prangos nga policia pasi pati thyerje emocionale në shkollë, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.

Makayla u largua nga policia pas incidentit në Sydney, Australi në fillim të javës.

-Advertisement-

Pamjet tmerruese kanë quar që njerëzit të vetëdijesohen paksa rreth fëmijëve me probleme psikike, në shtetin e New South Wales.

Vajza vuan nga autizimi, ankthi, çrregullimet e vëmendjes dhe hiperaktiviteti.

Ajo gjithashtu ka shpërthime të dhunës që shpeshherë e lë të ëmën me të nxira.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që vogëlushja është prangosur, ajo ishte larguar disa herë nga shkolla në makinat e policisë dhe kishte dosje të hapur në polici në seksionin e akteve të personave me probleme psikike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera