Lajme

Vajza 14-vjeçare bëhet nënë, lind fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 29 September 2020

Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Klinikës së Gjinekologjisë se 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gram është sjellë në jetë nga ekipa kujdestare me lindje normale.

-Advertisement-

Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera