Vaji i Peshkut/ Si ta përdorni për shëndetin e fytyrës
Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 22 July 2022
Ajo ikën shpejt ndonëse pas saj rendin të gjithë. Bëhet fjalë për rininë, përkëdheljen e së cilës duam ta kemi gjithnjë në fytyrë e jo vetëm.
Kurat e ndryshme industriale premtojnë rini të zgjatur në kohë por me kosto të larta, ndërkohë që shumë produkte natyrale kryejnë të njëjtin funksion por me më pak para.
Le të marrim vajin e peshkut, një suplement i yndyrshëm që duhet marrë rregullisht në stinën e dimrit për të bërë imunitetin më të fortë.
Ky vaj është një burim i përqendruar i acideve yndyrore Omega-3 të cilat i bëjnë mirë njeriut nga koka tek këmbët.
Këto amino acide janë të jashtëzakonshme për lëkurën, madje konsiderohen si thelbësore.
Përse Duhet Të Përdorni Vajin e Peshkut Në Fytyrë
Aplikimi direkt në lëkurë i vajit të peshkut ka fituar një numër të madh tifozësh të fytyrës me shkëlqim rinor.
Trajtim me 5* Kundër Moshës
Vaji i peshkut vonon procesin e plakjes së lëkurës.
Me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin e saj dhe varet, rrudhet, hollohet, e përthahet.
Vaji i peshkut e bën lëkurën më të fortë, më elastike, më të pastër, zbeh dhe eliminon rrudhat dhe shenjat e para të moshës.
Ky vaj e ushqen lëkurën dhe nxit prodhimin e kolagjenit.
Lëkurë Më Të Ushqyer
Me kalimin e moshës lëkura përthahet dhe ka nevojë për acide yndyrore.
Vaji i peshkut ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrnat e veta që e ushqejnë atë së brendshmi.
Ky vaj e përforcon ushqyerjen e lëkurës nga jashtë.
Duke përdorur këtë vaj, ditët e thata të lëkurës do të ikin shpejt.
Pigmentimi i Lëkurës
Kur lëkura prodhon më pak melaninë, në të shfaqen njolla të ndryshme.
Këto njolla mund të trajtohen me acidet yndyrore tek vaji i peshkut i cili gjithashtu ndihmon në neutralizimin e prodhimit të melaninës.
Mbrojtje Kundër Diellit
Vaji i peshkut ndihmon të luftojë inflamacionin që shkaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj diellit.
Ky i fundit mund të shkaktojë dëmtime të mëdha në lëkurë.
Aplikimi i vajit të peshkut në lëkurë shmang pikërisht këto dëme.
Si Të Përdorni Vajin e Peshkut Në Fytyrë
Kjo është diçka krejt e lehtë.
Ju nevojiten kapsula të vajit cilësor të peshkut (të cilat mund të jenë edhe pa aromë), një gjilpërë, një filxhan dhe një topth pambuku.
Shpojeni kapsulën me gjilpërë dhe vajin e peshkut hidheni tek pambuku.
Me të lyeni të gjithë lëkurën, veçanërisht tek rrudhat, pjesa e thatë e lëkurës dhe njollat.
Prisni 20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrë,
Pastrojeni atë nga çdo gjurmë e vajit.
Ky trajtim duhet bërë një herë në javë në mënyrë që të korrni të gjitha përfitimet e vajit të peshkut për një fytyrë rinore.
Të tjera
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...