Shëndetësi

Vaji i peshkut nuk ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 19 March 2019

Acidet yndyrore janë një lloj i yndyrave të cilat gjenden në trupin e njeriut, ushqime dhe suplemente. Në përgjithësi ushqimet e detit sikurse peshku apo suplementet e peshkut janë të pasura me omega 3 dhe dy lloje të tjera të acideve, EPA dhe DHA.

Janë bërë shumë studime për të kuptuar efektet që ka vaji i peshkut në shëndetin e njeriut. Studimet e bëra së fundmi kanë përfituar rezultate të ndryshme nga njëra tjetra, duke lënë ende pezull teorinë se a është ky vaj i mirë për shëndetin e njeriut. Përafërsisht 7.8% e njerëzve në Amerikë përdorin suplemente të këtyre acideve.

Në vitin 2011, një analizë e cila përfshiu 17 studime, erdhi në përfundim se personat që hanin 1-4 herë në javë produkte të peshkut kishin më pak probleme me shëndetin në krahasim me ata që nuk konsumonin. Kurse në vitin 2016 një hulumtim tjetër i bërë me 98 studime të mbështetura edhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregoi se përdorimi i vajit të peshkut qoftë përmes ushqimit apo suplementeve nuk kishte ndonjë efekt në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me zemër. Ndërsa në vitin 2018 studimet e tjera treguan që përdorimi i suplementeve të omega -3 nuk ka efekt në përmirësimin e sëmundjeve koronare.

-Advertisement-

Disa nga rastet në të cilat omega 3 mund të bëjë efekt janë:

Depresioni – edhe pse ende nuk është e qartë mënyra se si omega -3 mund të ndikojë në depresion, mirëpo edhe nëse bën efekt, ai do të jetë shumë i vogël.

Sëmundja e Alzheimerit – Duke iu referuar disa studimeve të bëra për vajin e peshkut, ai mund të ndihmojë në parandalimin e dobësimeve kongitive të trurit, mirëpo nëse ai merret me anë të suplemente atëherë nuk ka asnjë efekt.

Artiti – Vaji i peshkut i gjendur në produkte të peshkut mund të ofrojë një mundësi shërimi edhe për njerëzit të cilët kanë problem me artirtit duke ia zbutur simptomat kësaj sëmundje.

Vaji i peshkut është parë të bëjë efekt edhe në disa çrregullime të tjera siç janë: hiperaktiviteti, disa lloje të autizmit, skleroza multiple dhe disa çregullime të tjera mentale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera