Lifestyle

Vaji i gatimit i përdorur nga miliona evropianë lidhet për herë të dytë me kancerin (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 16 December 2024

Ekspertët britanikë po përsërisin së fundi që për të reduktuar tumoret në pacientët me kancer, kërkohen vetëm ndryshime të ditës së ushqimit, pasi dy studime kanë bërë lidhjen mes vajit të gatimit dhe kancerit.

Ekspertët e shkollës së mjekësisë UCLA zbuluan se pacientët që reduktonin vajin e gatimit nga farat industriale, shfaqnin ulje të rritjes së kancerit, vetëm disa ditë pasi një studim tjetër theksoi se disa vajza farash të përpunuara po kontribuojë në kancerin mes të rinjve.

Në studimin e dytë i panë 100 me kancer të hershëm të prostatës gjatë ecurisë së një viti. Ata që kishin konsumuar ushqime me pak vaj vegjetal dhe hanin më shumë ushqime të shëndetshme si salmoni, kishin ndalim të rritjes së kancerit.

-Advertisement-

Raporti i publikuar në revistën Journal of Clinical Oncology, ekzaminonte tipet e yndyrnave që konsumonin pacientët. Studime të mëparshem kanë treguar se ulja e nivelit të vajrave omega-6 e omega-3 në kafshët me kancer, ulte nivelin e rritjes së kancerit, shkruan rrjeti The Mirror.

Studimi i fundit vjen pas zbulimeve alarmuese të ‘American Cancer Society’ për vajrat e farave, i cili tregonte se kanceri zorrëve po rritej në Angli më shumë se në të gjitha vendet e tjera.

Studimi i publikuar në revistën Lancet Oncology, zbuloi se kanceri hershëm në zorrën e trashë ka shfaqur një rritje 3.6% në vit te njerëzit e moshave 25 deri në 29. Tashmë doktorët paralajmërojnë se vaji industrial i lulediellit, misrin e farave të tjera industriale lidhet me raste të tilla.

Raysa El Zein, lektore në University of Westminster, tha për rrjetin The Conversation: “Vajrat e farave përpunohen në nxehtësi të mëdha me shpërbërës kimikë dhe presion, për të nxjerrë vajin nga bima. Ato përpunohen akoma më tej për të stabilizuar lëngun dhe kjo redukton ushqyesit e tij anti-oksidantë. Në disa rrjete sociale thuhet se vajrat e farave përmbajnë toksina si ndotës dhe metale të rënda, por kjo nuk është e vërtetë”.

“Problemin me vajkrat e farave e gjejmë te të gjithë ushqimet e përpunuara, prandaj duhet t’i reduktojmë ato sa të mundemi, pasi janë të mbushur me sheqerna të përpunuar, yndyrna e kripë sintetike, që gjithashtu dëmtojnë shëndetin e njeriut”, shkruan The Mirror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera