Vaji i avokados – Arma sekrete për organizëm të fuqishëm
Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 30 September 2020
Avokado konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më mirëbërëse për organizmin e njeriut. Këtë e kanë provuar shkencëtarët sipas të cilëve ky frut ofron bazën kryesore të ushqyesve të nevojshëm për mbarëvajtjen e proceseve të trupit.
Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut. Një avokado përmban më shumë kalium se një banane dhe kaliumi është shumë i rëndësishëm për zemrën dhe jo vetëm.
Lexoni këtu për problemet që ndodhin në trupin tuaj kur mungon kaliumi.
Vetëm gjysma e një avokadoje ofron sasinë më të lartë të fibrës që ofron një frut, 4.6 gramë. Përvec vlerave fantastike, avokado është një ndër frutat më të fotografuar edhe në Instagram. Për shembull, vetëm në vitin 2017, në këtë platformë janë publikuar plot 3 milionë fotografi avokadosh dhe gatimesh me të, në ditë.
Vaji i Avokados, Arma Sekrete e Hollivudit.
Prej avokados njeriu mund të përftojë edhe një vaj shumë të shëndetshëm me yndyrna të mira për trupin. Në aspekt vlerash, ky vaj konkuron fort me vajin e ullirit dhe sidomos për lëkurën është me të vërtetë fantastik. Vaji i avokados në formën e tij më të pastër, është plot e për plot me acidin oleik që penetron thellë në lëkurë dhe e ushqen atë. Për shembull nëse vaji i arrës së kokosit përmban 5-10 përqind acid oleik, vaji i avokados ofron 63% acid oleik, një sasi domethënëse që bën ndryshim në shëndetin e lëkurës, hidratimin dhe ushqyerjen e saj. Ky vaj është perfekt për lëkurat e ndjeshme sepse është i pasur me klorofil, që i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm rinor.
Vaji i avokados njihet si arma sekrete e Hollivudit, sepse shumë njerëz të famshëm janë fanatikë të këtij produkti që përmban sasitë maksimale të vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3. Motrat e famshme Kardashian i thurin shumë shpesh lavde efekteve të mrekullueshme të vajit të avokados për shëndetin e lëkurës. Madje, Khloe Kardashian e ka përshkruar atë si një eliksir të bukurisë. Aktorja Lupita Nyongo, përfaqësuese e firmës Lancome, u shpreh së fundmi se pasi e kishte provuar vajin e avokados në lëkurë, dëshmoi magjinë e tij dhe vendosi ta përdorte në flokë dhe në fytyrë.
Si Ta Përgatisni Vajin e Avokados Në Shtëpi .
Në qershor të këtij viti, autoritetet amerikane zbuluan se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të tilla në treg ishin ose të prishura ose me përmbajtje të lartë të yndyrnave të tjera, pra gjithçka tjetër veç vaj avokadoje. Duke marrë shkas nga ky studim, ekspertët këshillojnë përgatitjen e vajit në kushtet e shtëpisë. Blini disa avokado në treg, pastrojini dhe tulin e tyre punojeni në mikser deri sa të formoni një pure të butë dhe kremoze. Purenë hidheni në një tenxhere mesatare dhe lëreni të ziejë në temperaturë po mesatare. Kur ajo të marrë valë, do të vëreni në sipërfaqe një shtresë vaji.
E gjithë pureja e avokados duhet të marrë një ngjyrë të errët dhe duhet ta përzieni vazhdimisht. Kur ngjyra të ndryshojë nga e gjelbra e çelët në kafe, atëherë uji ka avulluar plotësisht. Merreni të gjithë masën e kafenjtë dhe kullojeni njësoj si në rastin e salcës së kosit duke vendosur një enë poshtë napës ku të pikojë ngadalë vaji i avokados. Vajin hidheni në një enë qelqi dhe e keni gati për konsum. AgroWeb.org ju informon se nëse pini nga një lugë vaji rregullisht do ta furnizoni organizmin me plot 11 lloje të ndryshme vitaminash e 14 minerale thelbësore për trupin. Vaji mund të përfshihet në shumë ushqime dhe nuk tjetërson shijen e tyre.
Të tjera
-
E quan ish anëtare të partisë, Manxhuka i reagon Von Cramon për akuzat se po kufizojnë lirinë e shprehjes
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses ...
-
“Vajzat e gratë në hapësirat e UP-së nuk janë të sigurta”, vendosen jastëk para Rektoratit të UP’së
Organizata “QIKA” ka vendosur disa jastëk para Rektoratit të Universitetit të...
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...
-
Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dh...
-
Vra*ja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet edhe njëri prej të plagos*rve që po trajtohej në QKUK
Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites ...
-
Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez
Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të bi...
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...