“Vaji do kushtojë mbi 2 euro”, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vend?
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 04 November 2021
Vaji, një produkt bazik në shportën e konsumatorit, deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të rritet në 2 euro e më shumë, thotë pronari i një fabrike të vajit në vend.
Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë Konushevci, aktualisht kushton 1.50 euro.
Rritja e çmimeve është e pashmangshme, thotë ai, pasi Qeveria e Kosovës nuk i subvencionoi mjaftueshëm prodhuesit vendorë, të cilët u ballafaquan me probleme financiare gjatë pandemisë me COVID-19.
Nëse institucionet e Kosovës, shton pronari i kësaj fabrike, do ta kishin prioritet zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit, atëherë inflacioni do të ishte më i ulët sesa tani.
“Ne nuk kemi arritur të sigurojmë mjaftueshëm lëndë të parë dhe tani ajo është shtrenjtuar dhe po shtrenjtohet çdo ditë. Korrje-shirja e lulediellit është në muajin shtator dhe në shtator duhet të sigurohet lënda e parë që të ketë një stabilitet të çmimit”, thotë ai.
Lëndën e parë për prodhimin e vajit, kjo kompani e importon nga Bullgaria, Ukraina dhe Rumania.
Të dhënat e Bankës Botërore për ndërmarrjet prodhuese tregojnë se 78 për qind të kompanive prodhuese në Kosovë përdorin material apo furnizime tjera që janë me orgjinë të huaj.
Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.
Çmime më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrat ushqimore.
Kjo rritje erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, e cila ndodhi për shkak të rezervave të vogla të gazit dhe çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian.
Në rritjen e çmimeve ndikoi edhe situata me pandeminë COVID-19.
Rritja e çmimeve alarmoi Qeverinë e Kosovës, e cila mori disa masa për t’i subvencionuar prodhuesit vendorë.
Më 28 tetor qeveria ndau 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe mbështetjen e eksportit.
Gruri e produktet e qumështit sektorë strategjikë për sigurinë kombëtar
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar. Brenda një viti importon mallra nga vendet e ndryshme në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, derisa eksporton deri mbi 450 milionë euro.
Kosova importon produktet edhe më elementare siç është mielli dhe produktet e qumështit.
Ky import i lartë i produkteve konsiderohet mjaft shqetësues nga Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve në Kosovës.
Ai thotë se dy nga sektorët, të cilët duhet të përkrahen vazhdimisht nga shteti janë sektori i grurit dhe ai i produkteve të qumështit.
“Këta janë dy sektorë strategjikë për sigurinë kombëtare. Pa marrë parasysh a kemi aftësi konkurruese, shteti duhet të jetë gardiani që i mbron këto industri se janë për çështje të sigurisë. Nuk guxon të jesh i varur nga importi për këto produkte”, thotë Panxha.
Industria e përpunimit të qumështit në Kosovë konsiderohet me kapacitete të mjaftueshme për mbulimin e tregut kosovar, por edhe ky sektor vuan nga varësia e importit.
Sipas Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, në Kosovë importohen rreth 60 për qind të produkteve të qumështit nga vendet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vetëm 40 për qind e tregut mbulohet nga prodhimi vendor.
Kosova asnjëherë nuk ka arritur që t’i plotësojë nevojat e popullatës së saj, as me miell nga rendimentet e grurit, thotë Tahir Tahiri, kryetar në Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës.
Në vitin 2020 Kosova ka importuar 159 milionë kilogramë miell dhe grurë.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori, janë 205 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410.000 tonë grurë.
“Që nga paslufta nuk kemi pasur mundësi t’i plotësojmë nevojat me miell nga rendimentet e grurit nga prodhimi vendor. Në vitet e fundit janë siguruar vetëm 35 për qind të nevojave të qytetarëve me këtë produkt. Po mungon dora e shtetit. Një hektar grurë subvencionohet me vetëm 150 euro”, thotë Tahiri.
Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë konsiderohet motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.
Por, prodhuesit në Kosovë në vazhdimësi kanë raportuar se përballen me probleme të shumta dhe pa përkrahjen e duhur nga shteti. Ata kanë probleme në qasjen në financa, jostabilitetin me energji elektrike, si dhe me një konkurrencë të pabarabartë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka premtuar prodhueseve se në përputhje me programin qeverisës, do të angazhohet për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe eksportuese./REL/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































