Shëndetësi

Vaj ulliri, mjaltë dhe limon, kombinimi magjik për shëndetin

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 18 October 2021

Lexuesit mund të kenë dëgjuar shpesh për përfitimet që vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare.

Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve. Ekspertët shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese.

-Advertisement-

Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji. Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:
• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja:
Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera