Lifestyle

Vaj kokosi dhe limon: Kombinimi i përsosur për t’ua kthyer flokëve të thinjura ngjyrën natyrale!

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 20 July 2017

Shfaqja e hershme e flokëve të thinjura është ankth për çdo grua! Flokët e thinjura i bëjnë gratë – por edhe meshkujt – të ndjehen dhe të duken më të vjetra se ç’janë, prandaj ato provojnë çdo metodë të mundshme me qëllim që ta rikthejnë ngjyrën natyrale të flokëve.

Flokët e thinjura mund të shfaqen si rezultat i problemeve shëndetësore dhe faktorëve tjerë si deficiti i melaninës, përdorimi i produkteve të dëmshme për flokët, nga duhanpirja, kontaminimi, etj – transmeton Telegrafi.

Por në vend se të përdorni produkte të ndryshme e të shtrenjta për këtë problem, ju mund ta provoni një trajtim natyral me limon dhe vaj kokosi, i cili ia rikthen ngjyrën natyrale flokëve tuaj.

-Advertisement-

Përbërësit:

Vaj kokosi – organik

Tri lugë gjelle limon të shtrydhur

Përgatitja:

Përzieni përbërësit e lartcekur dhe aplikojeni maskën e fituar në flokë. Lëreni në flokë për 60 minuta para se t’i pastroni flokët me shampon. Këtë trajtim përsëriteni një herë në javë.

Duhet të keni parasysh se vaji i kokosit përmban acid larik dhe yndyra të ndryshme të cilat janë të shëndetshme për flokët, e gjithashtu ka edhe veti antibakteriale. Ndërsa limoni përmban vitaminë C dhe B, fosfor, dhe ndikon në ndaljen e procesit të thinjave të parakohshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera