Sport

Uzuni dhe Çokaj shënojnë dhe çojnë Lokomotivën e Zagrebit, në gjysmëfinalet e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 03 December 2019

Myrto Uzuni sërish protagonist me Lokomotiven e Zagrebit.

24-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa pas golit të shënuar në fundjavë në fitoren 4-0 Goricës, këtë herë Uzuni ka lënë sërish gjurmë me skuadrën e tij në takimin ndaj Sibenik e vlefshme për fazën çerekfinale të kupës së Kroacisë.

Futbollist i kombëtares shqiptare do t’i jepte avantazhin të tijve në minutën e 24-t, teksa i vetëm përballë portierit Uzuni u tregua i saktë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Po në të njëjtën sfidë një tjetër element kuqezi mundi të gjente golin. Bëhet fjalë  20-vjeçarin Enis Cokaj.

Cokaj do të shënonte golin e tretë për Lokomotivën e Zagrebit në minutën e 82-të.

Në fushën e blertë që nga minuta e parë ishin dhe Lirim Kastrati së bashku me Indrit Tucin.

Për Uzunin ky ishte goli i 5-t me fanellën e Lokomitves së Zagrebit në 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Çokaj festoi golin e tij të dytë mes kampionatit dhe Kupës me fanellën e klubit kroat.

Të tjera