Uthulla e thanës, një recetë puro shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 04 August 2017
Thana është një nga frutat më të bukur dhe më të shëndetshëm të Shqipërisë. Ky frut kokërrkuq shumë popullor në vendin tonë, përdoret për përgatitjen e reçelit, shurupit apo rakisë.
Por banorët e veriut të Shqipërisë kanë një recetë karakteristike dhe unike: uthulla e thanës! Uthulla e bërë në kushte shtëpie ka një recetë të veçantë. Kokrrat e thanës lihen të fermentohen në ujë për 30 deri në 40 ditë.
Kjo recetë shumëvjeçarë akoma ndiqet me përpikmëri në zonat e veriut të Shqipërisë. Vendasit shprehen se uthulla e thanës ka vlera fantastike shëndetësore. Sipas tyre, një gotë e vogël me uthull molle e kombinuar me sheqer konsumohet për shëndet të mirë dhe për parandalimin e sëmundjeve. Uthulla e thanës përdoret si një pije e përditshme. Ajo përdoret në gatim por edhe në plotësimin e sallatave të ndryshme.
Procedura e përgatitjes së saj është shumë e ngjashme me atë të uthullës së mollës ndaj mund të ndiqni të njëjtën recetë nëse doni ta përfitoni në kushtet e shtëpisë. Shumë konsumatorë e pijnë uthullën e thanës kur kanë dhimbje stomaku. Në mëngjes ajo mund të pihet e shoqëruar me mjaltë ose me ujë të ëmbël. Një sasi prej 20-30ml uthull thane në një gotë me 200 ml ujë është një dozë e rekomanduar mirëbërëse.
Vlerat shëndetësore të thanës Kokrrat e kuqe të thanës mbartin shumë avantazhe shëndetsore. Fruti është bujar në vlera mjekësore dhe shëndetësorë apo ushqyesish. Në rastin e gjakderdhjes së tepruar, ngrënia e këtij fruti shkakton kontraktimin e muskujve dhe indeve dhe rrjedhimisht parandalimin e kësaj simptome. Fruti pakëson ndikimin e temperaturës në organizëm dhe e ul atë në nivele normale. Lëvorja e pemës dhe frutat e saj janë të dobishëm në rikthimin e ushqyesve të humbur nga organizmi.
Vlerat e frutit shkojnë përtej sidomos për trajtimin e shqetësimeve me zorrët, ethet apo kolerës. Lulet e thanës përdoren edhe për trajtimin e diarresë. Frutat e thanës kuron dhe shëron një sërë problemesh shëndetësorë siç janë: dhimbjet e poshtme të mesit, dhimbjen e gjunjve, marrjamendjen, urinimin e tepërt, tringëlllimin e veshëve, mëlçinë, djersitjen e tepërt, rrahjet e çrregullta të zemrës, çrregullimet e ciklit menstrual, krizat e nervave e shumë të tjera.
Kokrrat e kuqe të thanës përdoren edhe për trajtimin e etheve dhe shqetësimeve të zorrëve. Vlerat e thanës e bëjnë atë të dobishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Dashamirësit e thanës duhet të gëzohen sepse ajo mund të rritet me pak përkujdesje që nga fara. Pema e thanës jeton gjatë dhe ka një paraqitje shumë të bukur. Kjo pemë është mjaft joshëse edhe për bletët dhe fluturat./AgroWeb.org
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...