Uthulla e ngrohtë e mollës/ Përdorimet si antibiotik dhe përfitimet për shëndetin
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 14 January 2020
Përdorimet e uthullës së mollës si antibiotik datojnë që në vitin 400 Para Erës sonë. Uthullës i janë thurur lavde nga shumë ekspertë, madje edhe nga vetë Hipokrati i njohur si Ati i Mjekësisë.
Në ditët e sotme uthullën e gjejmë në variante të larmishme: të papasterizuar, të filtruar e të holluar.
Uthulla e pafiltruar e mollës, ajo që përmban lëndën e trashë që njihet si ‘nëna’, është lëngu më i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin. ‘Nëna’ është një masë ngjyrë kafe që rri në fund të shishes së mbushur me uthullën e mollës. Fuqitë e saj kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve besohet të jenë të mëdha..
Duke qenë se ka përmbajtje të lartë acidike, rekomandn që uthulla të pihet duke u tretur në ujë. Një-dy lugë gjelle uthull molle treteni në një gotë ujë të ngrohtë 250 ml.
Uthulla e Ngrohtë e Mollës Dhe Përdorimet Për Shëndetin
Studimet të cilave u referohet shprehen se uthulla e tretur në ujë të ngrohtë dhe e pasuruar me mjaltë jo vetëm që shijon shumë por ofron edhe vlera të rëndësishme për trupin.
Diabeti
Përdorimi i uthullës së ngrohtë mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës pas vakteve. Studimet tregojnë se nëse uthulla pihet në mbrëmje, të nesërmen nivelet e glukozës në gjak bien me 4%.
Kolesteroli
Të shumtë janë ata që e pijnë uthullën e tretur në ujë para apo gjatë vakteve. Ata e bëjnë këtë në përpjekje për të ulur kolesterolin në gjak. Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se amino acidet që gjenden tek uthulla kanë një efekt neutralizues ndaj kolesterolit.
Rënia Nga Pesha
Një studim suedez sugjeron se pirja e uthullës së tretur në ujë të ngrohtë ju bën të ndiheni më të ngopur. Kësisoj, ky lëng i formuar nga uji i ngrohtë, uthulla dhe mjalti pengon konsumin e tepruar të ushqimeve. Duke mos e tepruar me ushqimin, njeriu e ka më të lehtë që të humbasë në peshë. Në këtë mënyrë, uthulla bëhet aleat në përpjekjet tuaja për të humbur kilogramët e tepërt.
Përfitime Të Tjera
Uthulla ka tendencën të përmirësojë tretjen dhe të shmangë diarenë dhe konstipacionin. Disa ekspertë besojnë se amino acidet që gjenden tek uthulla ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë ushqyesit, veçanërisht kalçiumin.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...