Uta Ibrahimi nis fushatën “14 Majat e Himalajeve”
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 22 January 2018
Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi do të nisë fushatën “14 Majat e Himalajeve” me një konferencë për media që do të mbahet me datë 23 Janar 2018-të.
Në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, Uta do të lancojë kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmejt Kosova Ideas dhe të njejtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë ti realizoj këtë pranverë.
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës. Në përkrahje të Utës do të jenë edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.
Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majen e Everestit (8,884m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.
Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce (8516) Prill – Maj 2018 dhe pastaj K2 (7,221m) Korrik – Gusht 2018.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































