Lajme

Uta Ibrahimi nis fushatën “14 Majat e Himalajeve”

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 January 2018

Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi do të nisë  fushatën “14 Majat e Himalajeve” me një konferencë për media që do të mbahet me datë 23 Janar 2018-të.

Në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, Uta do të lancojë kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmejt Kosova Ideas dhe të njejtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e  “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë ti realizoj këtë pranverë.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës. Në përkrahje të Utës do të  jenë edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.

-Advertisement-

Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majen e Everestit (8,884m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi  pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.

Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce (8516) Prill – Maj 2018 dhe pastaj K2 (7,221m) Korrik – Gusht 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera