Lajme

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë priti në takim drejtoreshën e INL-së

Autori: Islam Morina 17:53 | 16 September 2022

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamara Greig, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës së policisë ky takim ky takim kishte karakter diskutimi për tema me rëndësi në fushën e sigurisë, përfshi këtu edhe mbështetjen me trajnime të avancuara, nd♪r to edhe pilot projekti i kamerave në trup, ku pritet që në të ardhmen policët kosovar të pajisen me këto kamera.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Sot, më 16 shtator 2022, ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me stafin e lartë komandues pritën në takim znj. Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga znj. Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it z.Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer.

Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera