Lajme

Ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas, gjykata i cakton një muaj paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 21 December 2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. B

I pandehuri dyshohet se për 5 ditë rradhas ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, duke përdorur edhe mjete të ndryshme, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, kjo konstatohet edhe në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

-Advertisement-

Ushtruesi i dhunës ende gjendet në liri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera