Lajme

Ushtron dhunë ndaj gruas, prokurori e vë prapa grilave

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 14 August 2020

Njësitet policore nga rajoni i Prishtinës, dje kanë pranuar informacione se një grua është sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast policia ka intervenuar duke e dërguar para prokurorit të dyshuarin. Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raporton Gazeta inFokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera