Lajme

Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 24 December 2017

Policia e Korçë ka arrestuar shtetasit S. K, 38 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit V.K, 48 vjeç.

Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera