Lajme

Ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij, arrestohet 37-vjeçari në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 19 October 2021

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një 37-vjeçar në këtë komunë, meqenëse i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij, raporton Express.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje . Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij .

-Advertisement-

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera