Lajme

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër avionë rus brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 14 March 2022

Në përditësimin e tij të përditshëm, Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se goditi me sukses katër avionë, tre helikopterë dhe disa avionë pa pilot që i përkisnin forcave ruse në 24 orët e fundit.

Në njoftimin e tyre thuhet gjithashtu se filloi “sulme dërrmuese” në bazat fushore dhe magazinat e Rusisë për të ndërprerë sistemin e saj të furnizimit logjistik në territorin ukrainas.

Tutje thuhet se forcat ruse nuk kishin bërë ndonjë përparim të mëtejshëm dhe ishin fokusuar në “konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve të pushtuar më parë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjithashtu pretendojnë se “gjendja morale dhe psikologjike” e forcave ruse mbeti në një “nivel të ulët”, duke përmendur refuzimin e ushtarëve rusë për t’iu bindur komandave ose për të marrë pjesë në luftime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera