Lajme

Ushtria Shqiptare shpëton 15 banorë të ngecur në furgon në mes të lumit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 04 February 2018

Operacionet e Forcave të Armatosura po vazhdojnë në jug të Shqipërisë për të shpëtuar banorët që janë të rrezikuar nga përmbytjet.

Ministrja e Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se falë ndërhyrjes së ushtrisë janë shpëtuar 15 banorë që ishin bllokuar që nga mbrëmja e kaluar në një furgon.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë shpëtojnë 15 udhëtarë në ZallBastar, të cilët që prej mbrëmjes së djeshme kishin ngecur në mes të lumit në furgonin me të cilin udhëtonin, edhe ky i nxjerrë breg nga efektivët tanë“, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ekipet e shpëtimit kanë evakuuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas Institutit Meterologjik reshjet e shiut pritet të ndalen në orët e mbrëmjes./Opinion/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera