Lajme

Ushtria serbe hyri në Kosovë| Vetëvendosje thërret në interpelancë Agim Veliun

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 13 August 2020

Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.

Kjo për të raportuar në lidhje me një ngjarje që ndodhi ditëve të fundit, shkruan gazeta Infokus.

Në fshatin kufitar Karaçevë të Kamenicës kishin hyrë ushtria serbe.

-Advertisement-

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë.

Sot, Nënkryetarja e Lëvizjes, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera