Lajme

Ushtria serbe dhe amerikane kryejnë stërvitje së bashku, Hill: Është e mrekullueshme të shohësh që mësojnë nga njëra-tjetra

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 22 June 2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se “është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra”.

Sipas Hill, stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe amerikane të quajtura “Platinium Wolf” shërbejnë për të forcuar partneritetet dhe për të ndihmuar ushtritë të sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë.

“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter, duke postuar edhe një video stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera