Lajme

Ushtria i pajton Rexhep Selimin e Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 14 December 2018

Ndonëse raportet në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe Deputetit të Kuvendit Rexhep Selimit, ishin të acaruara për shkak të votimit të Demarkacionit me Malin e zi, sot, uruan njëri tjetrin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta inFokus.

“Urime gjeneral” i tha Haradinaj- Selimit, i cili ia ktheu duke i thënë faleminderit, shkruan Insajderi.

Theksojmë që Kryeministri Haradinaj e Deputeti Selimi ishin përplasur ashpër për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

-Advertisement-

Votimi i demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kishte thënë se kryeministri Haradinaj ishte zbutur rreth qëndrimit të tij për Demarkacionin.

“Kryeministri Haradinaj duket se i ka dhënë rrugë tjetër Demarkacionit ndryshe prej asaj çfarë kemi pritur. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është e padrejtë dhe e dëmshme për Kosovën”, kishte deklaruar Selimi.

Kishte mjaftuar kjo deklaratë e Deputetit të VV-së, për të reaguar Haradinaj. I cili e kishte quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Theksojmë se Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë votuar të gjithë unanimisht për tri Projektligjin që e transformuan FSK-së në Ushtri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera