Lajme

“Ushtria e Serbisë, e vetmja përgjigje nga Beogradi ndaj kërcënimeve të Prishtinës”

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 06 August 2018

Është e ligjshme që Serbia në mënyrë aktive të mbrojë interesat e saj në Kosovë në periudhën e ardhshme, dhe të mos lejojë dhunën ndaj serbëve.Kështu ka thënë gjenerali serb, tashmë në pension, Mitar Kovaq. Sipas tij, duke pasur parasysh të gjitha ato që po ndodhin në Kosovë, është e pritshme që Ushtria e Serbisë, policia dhe BIA të rrisin nivelin e angazhimit dhe aftësitë operacionale, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha shenjat dhe informacionet tregojnë se ka kërcënime dhe forma të caktuara të dhunës nga ana e qeverisë së Kosovës apo pushtetit në Prishtinë. Unë mendoj se është e drejtë legjitime e Serbisë të intervenojë për t’i mbrojtur interesat nacionale, objektet industriale dhe popullsinë në Kosovë. Në rast të dhunës është logjike që të merren masat e duhura për të mbrojtur interesat e veriut të Kosovës”, është shprehur ish-gjenerali serb për ‘Sputnik’.

Ai ka theksuar se ka indikacione të cilat nuk do të lejojnë që Asociacionin e komunave serbe të themelohet me kompetenca ekzekutive.

-Advertisement-

“Kërcënimet në Prishtinë janë reale dhe në periudhën e ardhshme procesi i negociatave do të jetë nën presion dhe autoritetet e Kosovës së bashku me shërbimet e huaja të inteligjencës do të bëjnë të pamundurën për të ‘tjerr ngjarje rreth destabilizimit të popullit serb në Kosovë”.

Krejt në fund ai ka thënë se është e logjikshme që Serbia të reagojë dhe të marrë atë që i takon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera