Lajme

‘Ushtria e Kosovës po krijohet për ta ‘detyruar’ Serbinë të tërhiqet nga dialogu’

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 20 October 2018

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike Jelena Miliq, ka komentuar sot miratimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Miliq tha se transformimi i FSK-së në ushtri përpos për përdorim të brendshëm politik, u bë edhe për ta krijuar një provokim ndaj Serbisë në mënyrë që këta të fundit të heqin dorë nga dialogu në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, miratimi i projektligjeve është vetëm hapi i parë i procesit që do të zgjasë 10 vjet, derisa bëri kërkesë ndaj zyrtarëve serbë që të kenë raporte të mira, si dhe besim te zyrtarët e BE-së, NATO-s e KFOR-it.

-Advertisement-

Ajo po ashtu rikujtoi mesazhin e NATO-s, i cili thotë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet t’i përfshijë gjitha komunitetet në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera