Lajme

Ushtria e Kosovës i shpëton 4 alpinistë në Rugovë, kishin mbetur të bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 21 September 2020

Katër alpinistë janë shpëtuar nga FSK-ja në bjeshkët e Rugovës.

Pas operacionit të suksesshëm të kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës, katër alpinistër e shoqatës “Gjeravica”, u shpëtuan nga FSK, shkruan Gazeta Infokus.

Njëri nga ta ishte i lënduar dhe iu ofrua trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Kjo informatë për qytetarët është shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes.

“Njësia e FSK-së operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit lokalë, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me shoqatën e kërkim-shpëtimit malor ‘Peja’. Angazhimi vetëmohues dhe profesionalizimi i lartë i pjesëtarëve të njësive të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, si edhe njësive tjera dëshmohen në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë në shërbim të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera