Lajme

Ushtria e Kosovës e mposht virusin, kaq të infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 28 April 2021

Edhe 9 ushtare të Kosovës janë të infektuar me virusin COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Ibrahim Shala, drejtor i zyrës për marrëdhënie me publikun.

Ndërsa sipas Shalës edhe 9 raste zyrtarë të tjerë janë vetëizoluar për shkak se kanë qenë raste kontakti por që nuk kanë ndonjë shqetësim të madh shëndetësor.

-Advertisement-

Kaq ditë paraburgim për serbin e arrestuar në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOLI

“Aktualisht (26.04.2021) në FSK janë 9  pjesëtarë pozitiv me COVID-19, kurse 9 janë raste kontakti, ata janë në vetë izolim dhe nuk kanë ndonjë shqetësim”, ka thënë Shala.

Si duket rritja e rasteve pozitive nuk ka ndikuar edhe në Forcat e Armatosura të Kosovës, ku edhe që nga fillimi nuk ka pasur ndonjë shifër të madhe të të infektuarve.

Deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë humbur jetën 2 mijë e 153 qytetarë.

Ndërsa raste aktive të infektuar vazhdojnë të jenë edhe 9 mijë e 485./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera