Ushtria amerikane dërgon një batalion në Kosovë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme”
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 13 July 2017
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 korrik do të dërgojnë në Kosovë 500 ushtarë të rinj nga Teksasi, Karolina e Veriut, Kalifornia dhe Nju Jorku, dhe kjo sipas gazetës amerikane Stars and Stripes, e cila raporton për ushtrinë, shkaku se në Kosovë mund të ketë tensione.
Këta ushtarë në Kosovë është paraparë të qëndrojnë për rreth nëntë muaj.
Gazeta shkruan tutje, se tensionet në Kosovë janë rritur sidomos pas zgjedhjeve nacionale të qershorit, ku partitë nacionaliste shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Ndërsa, në anën tjetër partia politike serbe besnike ndaj Beogradit ka fituar një numër të madh votash nga minoriteti serb.
“Serbët lokal, të cilët në fillim ishin kundër mbrojtjes së NATO’s, tani duan që trupat ushtarake të NATO’s të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë që ta mbrojnë komunitetin serb”, shkruan tutje kjo gazetë amerikane, përcjell Metro.
NATO së fundi ka përdorur veton karshi nismës së autoriteteve kosovare për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Misioni paqeruajtës i NATO’s ka marrë një rëndësi të veçantë muajt e fundit pas disa zënkave më mes të Kosovës dhe Serbisë.
Komandantët e NATO’s thonë që roli i tyre kryesor është të sigurojnë një dialog pa pengesa në mes të dy komuniteve armiqësore mes vete.
Profesori Folorian Bieber, koordinator për Ballkan në Grupin Këshillues të Evropës, tha se ushtarët amerikanë janë fillimisht duke e përmbushur një rol simbolik në Ballkan.
“Mirëpo simbolika mund të jetë me rëndësi jetike”, tha ai, duke shtuar se si e tillë mund të merret si një shenjë përkushtimi ndaj Kosovës.
Kosova është kandidat potencial për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian (BE), dhe Serbia është në mes të negociatave për t’u bërë shteti i radhës i BE’së. Por, ende mbetet e paqartë nëse të dy vendet janë të gatshme t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre historike për të punuar brenda një kornize të përbashkët.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...