Fokus

Ushtarja e Kosovës që luftoj për mbrojtjen e drejtave të  grave (VIDEO)

Autori: Doresa Geci 19:51 | 08 March 2019

Remzie Zeqiraj  është gruaja që nisi dy luftëra njëkohësisht 21 vjet më parë.

Ajo me pjesëmarrjen e saj në luftën për çlirimin e vendit, krahas idesë për të mbrojtur atdheun luftonte edhe për t’i mbrojtur edhe të drejtat e gruas.

Remzie Zeqiraj, e cila tash punon si oficere për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes rrëfen për gazetën inFokus  sfidat më të cilat është përballur për të ndjekur rrugëtimin e saj.

-Advertisement-

Zeqiraj tregon se edhe përkundër paragjykimeve qe ka mundur të ketë pasur me pjesëmarrjen e saj në UÇK, ajo asnjëherë nuk është ndikuar nga ato.

“Paragjykime ka pas por që ta them shumë sinqerisht mua personalisht  asnjëherë nuk me ka ndikuar ne rrugëtimin time por as në  përzgjedhjen time”, ka thënë Zeqiraj për gazetën inFokus.

Ajo gjithashtu tregon se në këtë rrugëtimi nuk ishte vetë. PFamilja dhe shoqëria e saj e kishin mbështetur atë jashtëzakonisht shumë.

“Tu pa kontributin shume të madh te femrave, e ka bë që  familjet tona e imja personalisht por edhe te tjerat te mbështesin edhe femrën te ushtrisë atëherë të UÇK-së  por me vonë edhe  ne trupat e mbrojtës te Kosovës e Forcën e Sigurisë se Kosovës por edhe tani e ushtria” .

Edhe pse ajo tani është pjesë e Ministrisë se Mbrojtjes, nuk e ndjenë veten aspak indiferente nga burrat e këtij institucionit.

“Në fakt na si femra qe nga angazhimi në UÇK, TMK, FSK, nuk e kemi vërejte elementin e dallimit brenda institucionit”, tregon ajo.

Ndiqeni të plotë rrëfimin e Remzije Zeqirajt të dhënë për gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera