Ushtari ukrainas: Çfarë do të thotë të jesh rob lufte në duart e rusëve

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 25 June 2023
Kur njerëzit mësojnë se si forcat ruse i trajtojnë të burgosurit ukrainas të luftës, ata tronditen, thotë Arseniy Fedosiuk, anëtar i brigadës ukrainase “Azov” dhe ish i burgosur lufte. Aktualisht, ai dhe gruaja e tij ndodhen në Shtetet e Bashkuara. Në materialin në vazhdim, ai tregon për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës lidhur me ato që përjetoi ai dhe ukrainasit e tjerë në duart e forcave ruse pasi u zunë robër lufte.
Më 11 qershor, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen rreth 200 të burgosur, përfshirë ushtarë ukrainas që luftuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Arseniy Fedosiuk luftoi në uzinën Azovstal, u kap rob nga forcat ruse në maj të vitit 2022 dhe u lirua shtatë muaj më pas.
“Njerëzit tronditen kur u tregoj se si dukeshin luftëtarët tanë pasi u liruan nga rusët”.
Aktualisht, ai dhe gruaja e tij Yulia Fedosiuk ndodhen në Shtetet e Bashkuara dhe po ngrenë zërin mbi trajtimin brutal të ukrainasve të zënë rob nga forcat ruse.
“Ndjenja e mungesës së shpresës, duke e ditur se nuk mund t’i shpëtojmë, dhe nuk mund të bëj asgjë. Kishim shpresa të mëdha për evakuim, për ekstradim në një vend të tretë”.
Pasi u zunë rob, Fedosiuk dhe luftëtarët e tjerë u dërguan në një burg jashtë fshatit Olenivka në rajonin e Donetsk-ut, ku ai thotë se u morën në pyetje dhe u torturuan. Në korrik të vitit 2022, një zjarr në burg u mori jetën më shumë se 50 njerëzve.
Ukrainasja Yulia Fedosiuk tregon për Zërin e Amerikë se ajo u përpoq me dëshpërim që të mësonte për fatin e burrit të saj.
“Nuk kishte asnjë mënyrë për të komunikuar me ta. E vetmja gjë që kishim ishte një video e kufomave të djegura. Disa gra i njohën të dashurit e tyre mes të vdekurve”.
“Në bazë të listës, të gjithë ata që ishin nga brigada Azov i vendosën në pjesën industriale të burgut. Tre ditë më pas, ata realizuan një shpërthim gjatë natës, ndërsa të burgosurit flinin. Si rezultat i shpërthimit mbi 50 njerëz humbën jetën dhe pjesa tjetër u plagosën”, tregon Arseniy Fedosiuk, ish i burgosur lufte.
Ata që mbijetuan, përfshirë zotin Fedosiuk, u dërguan në burgje të tjera.
“Gjatë ditës nuk na lejohej të shtriheshim apo të uleshim në shtrat. Ushqimi, afro 600 kalori në ditë, ishte i mjaftueshëm vetëm sa për të mbajtur frymën gjallë”.
Përfundimisht, ai u kthye në Ukrainë në fund të dhjetorit të vitit 2022 dhe u shtrua në spitalin Sumy.
“Nga pamja e jashtme ai duket i shëndetshëm. Por ai ka probleme me stomakun, shpinën dhe këmbët”, tregon bashkëshortja e tij.
Pasi të mbarojë trajtimet mjekësore dhe të shërohet, zoti Fedosiuk ka në plan të kthehet në vijën e parë të frontit. Aktualisht, çifti ndodhet në Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare lidhur me mënyrën se si Rusia i trajton të burgosurit ukrainas të luftës. Rusia mban si robër lufte rreth 700 ukrainas nga batalioni Azov që luftuan për mbrojtjen e Mariupol-it./VOA

Të tjera
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...