Lajme

“Ushtari i panjohur” i Gjilanit, “kreu krime ndaj shqiptarëve”

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 16 November 2017

Shumëkush po e sheh si të qëlluar vendimin e Komunës së Gjilanit që shtatoren e Idriz Seferit ta vendosin në vendin ku deri më tani ka qenë e vendosur shtatorja e ashtuquajtur “Ushtari i panjohur”.

Drejtori i Fondacionit “Idriz Seferi”, Sabri Kadriu, tha se shtatorja e kaluar nuk ka qenë simbolikë e një luftëtari për lirinë e Kosovës, por “një partizani që ka kryer krime ndaj shqiptarëve”.

Se shtatorja e kaluar ka qenë simbolikë e masakrave ndaj shqiptarëve nga partizanët, këtë po e thotë Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim të trashëgimisë kulturore në Gjilan.

-Advertisement-

Ndryshe, shumë artistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga Gjilani ishin kundër vendimit që t’i ndërrohet lokacioni “Ushtarit të panjohur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera