Ushtari kurrë nuk e harroi vogëlushin e luftës, pas 24 viteve e gjeti atë në Facebook
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 27 January 2018
Justin Frye kurrë nuk deshi të shkonte në luftë. Me kombësi kanadeze, ai hyri në ushtrinë e vendit të tij vetëm për shkak se ishte qytetar patriot.
Lufta nuk ka qenë asnjëherë prioritet i tij. Atij kurrë nuk i kishte pëlqyer ideja që të luftonte dhe të mbyste njerëz të tjerë.
Por për fat të keq, lufta erdhi për Frye. Në vitin 1991, pas eskalimit të tensioneve në Bosnjë, ai u dërgua në pikë të luftës.
Frye u dërgua për të kontribuar në përpjekjet e vendit të tij për ta përkrahur SHBA-në, dhe kaloi kohën atje duke jetuar me bashkëluftëtarët e tij në një fshat.

Për fat të mirë, Frye nuk vendosej shpesh në frontin e luftës. Detyrat e Frye nuk ishin të këqija. Duke e bërë punën e tij të përditshme, një djalë i ri gjithmonë vinte për ta parë atë.
“Sa herë që e siguronim zonën e aterimit, një djalë i vogël vinte të na shihte”, kujton Frye në postimin e tij në Facebook. “Shpejt u bëra shok me të – emri i tij është Amir”.

Me Amirin që e vizitonte shpesh, gjuhët e ndryshme që ata i flisnin kurrë nuk ndikuan në miqësinë e tyre. Frye filloi ta donte shumë këtë djalë, kështu që nisi të shoqërohej më shumë me të.
“Më kujtohet sa i pikëlluar ndjehesha që ai duhej ta përjetonte këtë luftë… dhe njerëzit që po luftonin për gjërat më themelore të jetës dhe gjërat më të vogla”, shpjegoi Frye.
“Fillova t’i sillja sheqerka Amirit. Amiri nuk fliste anglisht por gëzimi shihej qartë nga buzëqeshja e tij”, thotë ai.
Kur kohës së shërbimit në Bosnjë i erdhi fundi, Frye u lejua të kthehej në shtëpi. Duke i paketuar gjërat e tij, ai i tha lamtumirë Amirit, kureshtar nëse rrugët e tyre të jetës do të kryqëzoheshin përsëri në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.
“Përgjatë viteve, mendoja për Bosnjën”, shpjegoi Frye. “Mendoj se të gjithë ata që shërbyen atje, mendojnë për të. Shpesh mendoj për Amirin dhe them nëse ia ka dalë pas luftës”.
Frye vazhdon të thotë në postimin e tij në Facebook se kohët e fundit vendosi të përkushtohej dhe të zbulonte se çfarë ndodhi me mikun e tij të vogël. Duke kërkuar, ai gjeti motrën e Amirit, e cila po jetonte ende në Bosnjë.
Motra ia dha Fryes informatat rreth Amirit. Ai i kishte mbijetuar luftës dhe madje ishte aktiv edhe në rrjetet sociale. Frye e gjeti shpejt atë dhe u gëzua shumë kur mori përgjigje nga ai.
“Janë bërë plot 24 vjet!”, tha Frye. “Ne biseduam për herë të parë sot – ndjeva kënaqësi dhe plot gëzim”, tha ai. Duke përshkruar historinë e tij, Frye tha se do të vazhdojë miqësinë e tij me vogëlushin që takoi në Bosnjë, i cili tani jeton në Suedi.
“Nëna e Amirit më falënderoi për kujdesin. Jam shumë i lumtur që shtova mikun tim më të ri Amir Bajramoviç në Facebook sot”, tha ai.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































