Lajme

Ushtari i UÇK-së gjeti vetën në listen e veteranëve mashtrues, publikon disa dëshmi

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 17 September 2018

Fidaim Syla, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emrin e tij e gjeti në listën e mijërave veteranëve mashtrues të Kosovës.

Syla, për ‘Gazeta Blic’, ka treguar se ai ishte pjesë e UÇK-së, dhe që nuk bën pjesë në grupin e mashtruesve të cilët fitojnë nga statuti i veteranit.

Ai ka dhënë kontributin e tij në Zonën e Drenicës, dhe për ta dëshmuar këtë ai ka sjell edhe disa dëshmi, të cila mund t’i gjeni më poshtë.

-Advertisement-

Theksojmë, që në listat e publikuara me veteranët mashtrues, janë identifikuar një numër i madh i luftëtarëve të vërtetë. Ndërsa, Zona e Dukagjinit është zona me më së shumti veteranë të rrejshëm.Ish-prokurori Elez Blakaj, ka sqaruar për opinionin se listat janë ndryshuar dhe janë shtuar 2 mijë persona.

Lexo edhe :

http://gazetafokus.com/flet-elez-blakaj-rreth-dy-mije-persona-jane-shtuar-aktakuzes-sime/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera