Lajme

Ushtari amerikan ia numëron Rakiqit ushtarët e plagosur nga protestuesit në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 31 May 2023

Pas protestës së dhunshme të huliganëve serbë në Zveçan, ushtarët amerikanë kanë vendosur barrikada me gjemba në mes të rrugës.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka kërkuar që ushtarët e KFOR-it të vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit për të parandaluar arrestimin e serbëve nga Policia e Kosovës.

Në një video-incizim, dëgjohet teksa përfaqësuesi i KFOR-it ia numëron Rakiqit, ushtarët e plgosur si pasojë e dhunës gjatë ditës së hënë.

-Advertisement-

“Gjatë protestës së hënës, 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur. Disa ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga arma e zjarrit, u janë nxjerrë plumba, jo shumë larg nga aty ku folëm të hënën mbrëma”, thotë ai.

Tutje shpjegon se arma që janë plagosur ushtarët e KFOR-it nuk kanë qenë të NATO-s.

“Shenjat në plumba tregojnë se është shtënë me të nga një armë, të cilën nuk e ka NATO apo KFOR-i. Armët që kanë shtënë ato plumba nuk kanë qenë këtu. Kam ushtarë të cilëve u janë nxjerrë plumba. Është absolutisht e papranueshme”, i ka thënë ushtari, Rakiqit.

Në fund përfaqësuesi i KFOR-it tha se do ta shqyrtojnë kërkesën e Listës Serbe./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera