Fokus

Ushtarët e Kosovës e Shqipërisë trajnohen bashkë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 12 September 2019

“Albanian Effort 19”, quhet një trajnim ushtarak që po mbahet në Biza të Republikës së Shqipërisë.

E aty, trajnimin bashkë po e bëjnë ushtarët e Shqipërisë e ata të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet profilit zyrtar në Facebook të ministrisë së mbrojtjes së Kosovs, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“FSK-ja pjesë e ushtrimit ,,Albanian Effort 19” Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një Togë të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit ,,Albanin Effort19”, i cili po realizohet në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë”.

Veç Kosovës e Shqipërisë, në këtë ushtrim pjesë po marrin edhe 10 vende tjera, shkruan gazeta inFokus.

“Në këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete: Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera