Fokus

“Ushtarët e internetit” që po e nxisin luftën VV-LDK, kush qëndron prapa grupeve

Autori: Halil Berisha 10:13 | 23 March 2020

Janë krijuar me vetëm pak orë dallim mes njëri-tjetrit.

E kështu edhe me propagandë, njëri grup pro Albin Kurtit e tjetri kundër, në rrjetin social Facebook po bëjnë gërdinë, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, anëtarësia ne këto të dy grupe është shumë e ndryshme.

-Advertisement-

Në atë #meKryeministrin që e përkrah Albin Kuritn janë plot 115 mijë anëtarë në kohën kur është publikuar shkrimi.

Ndërsa, në atë kundër tij, e pro LDK-së, por i quajtur #meAmerikën po në këtë kohë ka vetëm 3 mijë e 249 anëtarë, shkruan gazeta inFokus.

Por, kush i ka krijuar këto dy grupe me qindra postime.

#meKryeministrin, grupi që përkrah Albin Kurtin është i krijuar nga Amandë Toska.

E #meAmerikën, është i krijuar nga Art Ahmeti.

Megjithatë, edhe pse në këtë të fundit të gjitha postimet janë pro LDK-së e kundër Vetëvendosjes, janë anëtarë të PDK-së të cilët bëjnë ftesa për t’u anëtarësuar në të.

Bujar Cakolli është sekretar i PDK-së për Prishtinë, shkruan gazeta inFOkus.

Megjithatë, mes grupeve propagandues, ka filluar lufta ku njëri tjetrit i bëjnë thirrje për reporte, bllokime të profileve e shpërndarje të teksteve të liderëve të tyre të pëlqyer.

Ndërsa në grupin pro Albin Kurtit, ka nisur edhe një aksion për t’i komentuar bashkëshortit të Vjosa Osmanit, duke i kërkuar që kjo e fundit të anëtarësohet në Vetëvendosje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera