Lajme

Ushtarët e FSK trajnohen bashkë me ushtarë të FASh

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 12 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar bashkë me ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se së bashku gjithmonë jemi më të fortë.

“Një javë tejet sfiduese trajnimi  e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intensive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka thënë Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera