Lajme

Ushtarët e FSK-së realizojnë stërvitjen fushore, Mehaj: Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përkatësisht Kompania e Mekanizuar e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë (KMR1) ka realizuar stërvitjen fushore në skenar dhe situata të ndryshme me qitje reale, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në “Facebook”, Mehaj ka publikuar fotografi nga stërvitja, ku krahas tyre ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje ishte trajnimi dhe vlerësimi i togjeve në aftësitë e tyre për realizimin e detyrave kyçe kolektive në operacionet mbrojtëse dhe sulmuese.

“Efektiviteti i kompanive tona të mekanizuara rritet përmes sinergjisë së armëve të kombinuara duke përfshirë automjetet luftarake, këmbësorinë, inxhinierët dhe elementët mbështetës.
Vazhdojmë drejt avancimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera