Lajme

Ushtarët amerikanë tërhiqen nga liqeni i Gazivodës

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 05 August 2018

Pjesëtarët e forcave ushtarake amerikane nga KFOR-i u tërhoqën nga liqeni i Gazivodës (Ujmanit), ku e kaluan ditën dje.

Në rrugët hyrëse të liqenit dhe hidrocentralit nuk ka automjete apo ushtarë të KFOR-it, raporton RTS, transmeton zeri.info

Ushtarët po patrullojnë rrugën kryesore në Zubin Potok, kurse veriu i Kosovës herë pas here po vëzhgohet nga një helikopter i KFOR-it. Ushtarët e KFOR-it kanë qenë në zonën e Liqenit të Gazivodës për më shumë se 13 orë dje, ku ata thanë se ishin në një stërvitje të rregullt.Kishte gjithsej nëntë automjete luftarake të forcave amerikane dhe disa dhjetëra ushtarë në terren.Nga komanda e KFOR-it në Prishtinë u njoftua se ishte një aktivitet i paracaktuar dhe se nuk kishte të bënte me vendosjen nën kontrolli të liqenit të Gazivodës. /Zeri

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera