Lajme

Ushtarakët rusë bëjnë thirrje për ndalimin e sulmeve në qytetet paqësore

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 12 March 2022

Tre ushtarakë rusë të kapur, kanë folur në një konferencë shtypi në Kiev, në agjencinë e lajmeve Interfax Ukraine.

Ata kishin qëllim të shkatërronin objektet ushtarake, forcat e ushtrisë ukrainase dhe infrastrukturën civile.

Një pilot, zëvendës komandanti i Regjimentit të 47-të, Bombardues të Federatës Ruse Christopher Maxim u bëri apel ushtarëve rus që ta ndalojnë zbatimin e urdhrave kriminalë.

-Advertisement-

“Në çdo kohë mund të ndalet, të tërheqë trupat dhe të fillojë negociata të gjata të vështira, por është akoma më mirë sesa të vrasësh njëri-tjetrin. Unë gjithashtu apel ushtarakëve rusë dhe bashkëluftëtarëve të tyre – ndaloni menjëherë zbatimin e urdhrave kriminalë, ndaloni menjëherë luftën dhe bombardimin e qyteteve paqësore. Besoj se tashmë e kemi humbur këtë luftë”, tha ai në konferencë.

Sipas Majorit të Regjimentit të 43-të të Aviacionit Sulmues Detar të Veçantë të Federatës Ruse, Alexei Golovensky, ushtarakët rusë nuk kanë asnjë arsye për të luftuar popullin ukrainas.

“Ukraina po kalon një spastrim global të qyteteve ku vazhdojnë të jetojnë civilët. I bëj thirrje ushtrisë ruse. Ju bëj thirrje të ndryshoni mendje, ju bëj thirrje të ndaloni menjëherë. Dhjetëra avionë dhe helikopterë tashmë janë rrëzuar dhe qindra mijëra familje janë shkatërruar si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi. Kërkoj ndalimin e komandantëve, tërheqjen e trupave dhe ndalimin e çdo lloj armiqësie në tokë dhe në ajër” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera