Lajme

Ushtarakët e FSK-së shkojnë në Krushë për të ndihmuar nënat krushiane në një ditë pune

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 13 November 2024

Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kanë vizituar fabrikën e turshive në Krushë të Madhe, shkruan Gazeta Infokus.

Arsyeja e kësaj vizite ka qenë që të shohin procesin nga afër të përpunimit të perimeve.

Por ushtarët e FSK-së, në këtë vizitë edhe iu ndihmuan nënave krushiane në një ditë pune.

-Advertisement-

“Kadetët e Klasës 2027 nga Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes, kaluan një ditë në Krushën e Madhe, përmes një aktiviteti vullnetar të organizuar për të njohur nga afër përvojat dhe sfidat e banorëve të këtij fshati historik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kanë bërë të ditur se aktiviteti shërbeu për të forcuar lidhjet mes Kosovës dhe studentëve ndërkombëtarë.

“Vizita sipas njoftimit në facebook, filloi në kooperativën ”KB Krusha” e udhëhequr nga Fahrije Hoti, e cila ka ngritur një biznes të suksesshëm për të ndihmuar gratë e fshatit të rimëkëmben nga humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës”. Thuhet tutje./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera